Si rezultat i studimit, u përcaktua se rreziku për t’u diagnostikuar me demencë në të ardhmen ishte 60 për qind më i lartë te njerëzit me ndryshimin më të madh të kolesterolit në krahasim me ata me më pak ndryshim.
Shkencëtarët zbuluan se njerëzit që kanë nivele të paqëndrueshme të kolesterolit kanë rrezik më të lartë të diagnostikimit me demencë, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit të “Science Daily”, janë matur nivelet e kolesterolit të 9.846 pjesëmarrësve, me një moshë mesatare 74-vjeç dhe pa diagnozë të demencës, në fillim të studimit dhe një herë gjatë tre viteve të ardhshme.
Pas kontrollit të fundit pjesëmarrësit janë ndjekur për rreth 5,5 vjet ndërsa çdo vit ata u nënshtroheshin edhe testeve për të matur aftësitë e tyre të kujtesës.
Studiuesit i ndanë pjesëmarrësit në katër grupe bazuar në sasinë e ndryshimit midis rezultateve të tyre të para dhe të fundit të kolesterolit.
Si rezultat i studimit, u konstatua se rreziku për t’u diagnostikuar me demencë në të ardhmen ishte 60 për qind më i lartë te njerëzit me ndryshimin më të madh të kolesterolit në krahasim me ata me më pak ndryshim.
Gjetjet e studimit u publikuan në revistën “Neurology”.