Studim: Njerëzit mund të kenë filluar të konsumojnë ushqim të gatuar para 780 mijë vitesh

Një ekip i hulumtuesve nën udhëheqjen e dr. Irit Zohar nga Universiteti i Tel Avivit në Izrael, zbuloi mbetje 780 mijë vjeçare që duken si krap.

Hulumtimi i fundit vë në dukje se njerëzit mund të kenë filluar të konsumojnë ushqim të gatuar duke përdorur zjarrin para 780 mijë vitesh.

Sipas lajmit të BBC, një ekip i përbërë nga hulumtues të Izraelit, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë nën udhëheqjen e dr. Irit Zohar nga Universiteti i Tel Avivit në Izrael, zbuloi mbetje 780 mijë vjeçare që duken si krap në veri të vendit.

Në hulumtim thuhet se kristalet e smaltit të dhëmbëve në mbetjen e peshkut janë zgjeruar. Vlerësohet se peshku nuk është ekspozuar drejtpërdrejt ndaj zjarrit, por është gatuar në temperaturë të ulët.

Mbetja e peshkut i gjatë rreth 2 metra, u gjet në vendin e gërmimit përreth lumit të Jordanisë nga prof. Naam Goren-Inbar nga Universiteti “Hebrew”.

Goren-Inbar tërhoqi vëmendjen se gatimi mund të mos kufizohet vetëm me peshq, por mund të përfshijë edhe kafshë dhe bimë të ndryshme.

Hulumtimi më tutje thekson se dhjetëra mijëra vite shoqëri gjuetar-grumbullues në rajonin në fjalë kanë jetuar, ndërsa rajoni me burime të pastërta të ujit, mund të ofrojë të dhëna për rrugën e migrimit të njerëzve të hershëm nga Afrika në Lindjen e Afërt dhe rajone të tjera.

Shkencëtarët janë të mendimit se kalimi nga ushqimi i pagatuar në atë të gatuar, ka patur efekte kritike në zhvillimin dhe sjelljen e njeriut.

Studimet e mëparshme zbuluan se mbetjet e ushqimit të gatuar datojnë 170 mijë vite para Krishtit.

Hulumtimi u publikua në revistën shkencore “Nature Ecology and Evolution”.

Kategoritë
Të ndryshme