Studim, shkrirja e akujve në Antarktidë ngadalëson rrymën më të fortë oqeanike në botë

Shkencëtarët kanë zbuluar se shkrirja e shtresave të akullit në kontinentin Antarktidës po ngadalëson shpejtësinë e “Rrymës Rrethore të Antarktikut (ACC)”, që është rryma më e fortë oqeanike në botë

Shkencëtarët kanë zbuluar se shkrirja e shtresave të akullit në kontinentin Antarktidës po ngadalëson shpejtësinë e “Rrymës Rrethore të Antarktikut (ACC)”, që është rryma më e fortë oqeanike në botë, transmeton Anadolu.

Studiuesit nga Universiteti i Melburnit dhe Qendra Kërkimore Norvegjeze në Australi, për të ekzaminuar ndikimin e ndryshimit të temperaturës, kripësisë dhe kushteve të erës analizuan simulimin e akullit të oqeanit dhe detit me rezolucion të lartë që i përket të faktorëve të tillë si rrymave të oqeanit dhe transferimit të nxehtësisë.

Si rezultat i analizës së zhvilluar duke përdorur simulatorin e klimës të quajtur “GADI” studiuesit zbuluan se shkrirja e shtresave të akullit në Antarktik po ngadalëson shpejtësinë e ACC, rrymës më të fortë oqeanike në botë.

Studiuesit zbuluan se shpejtësia e ACC do të ngadalësohet me rreth 20 për qind deri në vitin 2050.

Po ashtu studiuesit zbuluan se efektet e shkrirjes së akullit dhe ngrohjes së oqeanit mbi rrymat e oqeanit janë shumë më komplekse sesa mendohej më parë dhe vunë në dukje se, shkrirja e akullit mund të çojë në ngritjen e nivelit të detit dhe ngrohjen e oqeanit.

Oqeani ka një “ekuilibër jashtëzakonisht kompleks dhe delikat” njoftuan studiuesit të cilët theksuan se ngadalësimi në rrymën që vepron si një kanal për pellgjet e mëdha oqeanike mund të ketë pasoja serioze si përshpejtimi i ngrohjes globale.

Gjithashtu studiuesit theksuan se teksa shpejtësia aktuale ngadalësohet, probabiliteti i specieve të ndryshme të gjalla që arrijnë në Antarktik do të rritet. Kjo situatë mund të shkaktojë disa efekte serioze mbi rrjetin ushqimor, përfshirë jetueshmërinë e ekosistemeve detare dhe mënyrën e ushqimit të pinguinëve të Antarktikut.

Gjetjet e studimit u publikuan në revistën “Environmental Research Letters”.

Kategoritë
BotaLajme