“Çdo ditë në Sudan, 20 mijë njerëz, gjysma e të cilëve janë fëmijë, detyrohen të ikin nga shtëpitë e tyre”, thotë Organizata Ndërkombëtare e OKB-së për Migracionin (IOM)
Organizata Ndërkombëtare e OKB-së për Migracionin (IOM) tha se në Sudan ku po zhvillohet luftë civile çdo ditë 20 mijë njerëz detyrohen të lënë shtëpitë e tyre ku gjysma e tyre janë fëmijë, transmeton Anadolu.
IOM në një deklaratë me shkrim në 1-vjetorin e luftës civile në Sudan tha se “Çdo ditë në Sudan, 20 mijë njerëz, gjysma e të cilëve janë fëmijë, detyrohen të ikin nga shtëpitë e tyre”.
Theksohet se 53 për qind e të zhvendosurve janë fëmijë nën moshën 18-vjeç.
Numri i personave të zhvendosur për shkak të luftës që filloi mes ushtrisë dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (HDK) në Sudan më 15 prill 2023, i ka kaluar 8.6 milionë dhe se shumë prej tyre ishin zhvendosur shumë herë më parë.
Më tej bëhet e ditur se 6.6 milionë njerëz u zhvendosën me forcë brenda vendit ndërsa lufta prishi aktivitetet ekonomike dhe dëmtoi linjat e furnizimit dhe të ndihmës.
Në deklaratë thuhet se 5 milionë njerëz në Sudan janë në prag të urisë dhe ka pasiguri të madhe ushqimore.
Rreth 2 milionë njerëz ikën nga Sudani në vendet fqinje, 730.550 shkuan në Çad, 629.902 në Sudanin e Jugut, 514.827 në Egjipt, 119.525 në Etiopi, 29.444 në Republikën e Afrikës Qendrore dhe 7.620 në Libi.