Suedia dhe Finlanda do të bashkëpunojnë me Turqinë kundër PKK-së

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka njoftuar se “Türkiye, Finlanda dhe Suedia kanë arritur një marrëveshje që hap rrugën për anëtarësimin e vendeve nordike në NATO”.

“Aleatët e NATO-s do të marrin vendimin për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës të mërkurën”, tha Stoltenberg. Autoritet e Türkiye’s, njoftojnë se Suedia dhe Finlanda janë pajtuar të bashkëpunojnë me Türkiye-n, në luftën kundër grupit terrorist PKK, dhe mbështetësve të tyre.

Ndryshe, sot kanë përfunduar bisedimet mes Türkiye-s, NATO-s, Finlandës dhe Suedisë. Negociatat janë mbajtura në Madrid në kuadër të samitit të NATO-s, kanë përfunduar. Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto dhe kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson, diskutuan aplikimet e vendeve nordike për t’iu bashkuar aleancës, si dhe shqetësimet e Ankarasë në lidhje me këtë çështje.

Bisedimet zgjatën gati dy orë Muajin e kaluar, Suedia dhe Finlanda aplikuan zyrtarisht për t’u bashkuar me aleancën, vendim që u nxit nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës. Por Türkiye, një anëtare e kahershme e aleancës, shprehu kundërshtime ndaj aplikimeve të anëtarësimit, duke kritikuar të dy vendet për tolerimin dhe madje edhe për mbështetjen e grupeve terroriste.

Stoltenberg vazhdimisht ka thënë shqetësimet e Türkiye-s, janë legjitime në lidhje me luftën e saj kundër grupit terrorist PKK dhe organizatave të tjera, dhe se PKK konsiderohet një organizatë terroriste nga NATO-ja, Bashkimi Evropian (BE), si dhe Finlanda dhe Suedia. Në fushatën e saj terroriste mbi 35-vjeçare kundër Türkiye-s, PKK-ja ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje.

Kategoritë
BotaLajme