Suedia dhe Finlanda indifirente ndaj kërkesave të Turqisë për ekstradimin e terroristëve

Suedia dhe Finlanda gjatë 5 viteve të fundit kanë qëndruar indiferente ndaj kërkesave të Turqisë për ekstradimin e anëtarëve të organizatës terroriste gyleniste FETO dhe organizatës separatiste terroriste PKK.

Në përputhje me vendimet e gjykatës, Ministria e Drejtësisë kërkoi ekstradimin e 12 terroristëve nga Finlanda në 5 vitet e fundit, duke përfshirë 6 anëtarë të FETO-s dhe 6 të tjerë të PKK.

Ministria kërkoi gjithashtu ekstradimin e 21 personave nga Suedia, 10 prej të cilëve ishin anëtarë të FETO-s dhe 11 anëtarë të PKK.

Kështu, numri i terroristëve të kërkuar për t’u ekstraduar nga të dy vendet ishte 33.

Megjithatë, këto 2 shtete, anëtarësimi i të cilave në NATO është në rendin e ditës, deri më tani nuk i janë përgjigjur pozitivisht asnjë prej kërkesave të Turqisë për ekstradim.

Të dy vendet hodhën poshtë kërkesën e Turqisë për ekstradimin e 19 terroristëve dhe 5 prej tyre i la pa përgjigje për arsye të ndryshme.

Procesi i 9 rasteve të ekstradimit, 2 në Finlandë dhe 7 në Suedi, është në vazhdim.

Kategoritë
BotaLajme