Suedia do të vendosë distancë nga organizata terroriste PKK/YPG

Ministri i Jashtëm i Suedisë, Tobias Billström tha se do të vendosin distancë mes tyre dhe organizatës terroriste PKK/YPG për të mos prishur marrëdhëniet me Turqinë

Ministri i Jashtëm i Suedisë, Tobias Billström tha se do të vendosin distancë mes tyre dhe organizatës terroriste PKK/YPG, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë në radion shtetërore SR të Suedisë, Billström tha: “Meqenëse organizatat në fjalë të tilla si YPG dhe PYD kanë lidhje me PKK-në e cila ndodhet në listën terroriste të Bashkimit EVropian (BE) ne do të vendosim distancë mes nesh dhe këtyre organizatave për të mos prishur marrëdhëniet tona me Türkiye-n”.

Poashtu edhe kryeministri suedez, Ulf Kristersson në kanalin TV4 vuri në dukje se nuk do të bashkëpunojnë me ata që kanë lidhje të afërta me organizatën terroriste PKK. “Në kuadër të vendimit tonë, ne do të kundërshtojmë në mënyrë të rreptë të gjitha aktivitetet që mbështesin ose mbledhin para për terrorizmin në territorin e Suedisë”, theksoi Kristersson.

– Partia Socialdemokrate reagim ndaj vendimit

Ish-ministri i Drejtësisë nga Partia Socialdemokrate, Morgan Johansson e ka cilësuar si një situatë “shqetësuese dhe të shëmtuar” vendosjen e distancimit të qeverisë së re nga organizata terroriste PKK/YPG.

Johansson tha se vendimi i qeverisë është marrë pa u paraqitur në Parlament dhe ka mbrojtur idenë e tij se vendimi është i papranueshëm.

Kategoritë
BotaLajme