Suedia heq embargon e armëve ndaj Turqisë

Në një deklaratë nga ISP thuhet se vendimi për të lejuar sërish eksportin për Türkiye-n është marrë për shkak të aplikimit të Suedisë në NATO, anëtare e së cilës është edhe Türkiye.

Agjencia Shtetërore e Suedisë për Kontrollin e Eksportit të Armëve (ISP) njoftoi se ka hequr embargon për eksportin e armëve ndaj Türkiye-s, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga ISP thuhet se vendimi për të lejuar sërish eksportin për Türkiye-n është marrë për shkak të aplikimit të Suedisë në NATO, anëtare e së cilës është edhe Türkiye.

Po ashtu vihet në dukje se ky vendim krahas armëve dhe pajisjeve ushtarake vlen edhe për produktet në fushën e elektronikës dhe teknologjisë.

Kreu i ISP, Karl Evertsson më 29 maj dha deklaratë në gazetën “Expressen” lidhur me negociatat e zhvilluara me Türkiye-n për çështjen e aplikimit të Suedisë për anëtarësim në NATO.

“Türkiye aktualisht nuk ka nevojë për armët tona. Nuk blejnë armë nga ne. Praktikat që vijnë nga Komisioni i Mbrojtjes i vlerësojmë sipas situatës. Mund t’i shesim armë Türkiye-s në kushtet e sotme”, kishte thënë Evertsson duke sqaruar se kryejnë eksportin e armëve në kushtet që kërkon Komisioni suedez i Mbrojtjes.

Në pyetjen se si kanë kaluar në duart e organizatës terroriste PKK armët anti-tank AT-4 të prodhimit suedez, Evertsson tha: “Ne këto armë nuk ua eksportojmë organizatave. Kjo mund të shkaktohet për shkak të mos kushtimit të vëmendjes nga ana jonë për të mos lejuar dërgimin e tyre në vendet e treta dhe për arsyen që armët në fjalë prodhohen edhe nën licencën e SHBA-së”.

ISP më 15 tetor 2019 kishte ndaluar shitjen e armëve për Türkiye-n.

Sipas lajmit të radios shtetërore SR, që pas kësaj date 3 kompanive private suedeze për prodhimin e armëve iu refuzua kërkesa për t’i shitur armë Türkiye-s.

Kategoritë
BotaLajme