Suedia ndaloi një protestë ku ishte planifikuar të digjej Kurani

Policia suedeze ndaloi sot mbajtjen e një proteste ku supozohej të digjej Kurani.

Agence France Press thekson se policia suedeze shumë rrallë i ndalon protestat sepse e konsiderojnë lirinë e tubimit, por është vënë në dukje rreziku që protesta të shkaktojë sulme terroriste apo sulme ndaj interesave suedeze.

Kërkesa për mbajtjen e demonstratës u dorëzua nga shoqata pak e njohur suedeze “Apalarkern” dhe qëllimi ishte protesta kundër anëtarësimit në NATO dhe, si në tubimet e mëparshme të ngjashme në të cilat mori pjesë aktivisti i ekstremit të djathtë Rasmus Paluda, ishte planifikuar të digjej Kurani para Ambasadës Turke në Stokholm.

Në fund të muajit të kaluar, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se Suedia nuk mund të priste më që Ankaraja të ratifikonte kërkesën e saj për anëtarësim në NATO për sa kohë që lejoheshin protestat gjatë të cilave u dogjën Kuranet.

Finlanda dhe Suedia paraqitën aplikime për anëtarësim në NATO në maj. Turqia bllokoi shqyrtimin e kërkesës për shkak të mbështetjes së gjatë të Helsinkit dhe Stokholmit për PKK.

Në qershor, Turqia, Suedia dhe Finlanda nënshkruan një memorandum sigurie, i cili hoqi bllokadën e fillimit të negociatave për anëtarësimin e dy vendeve në Aleancë. Palët ranë dakord të forcojnë bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit, përfshirë kundër PKK-së dhe të heqin kufizimet në eksportet e armëve nga Turqia.

Erdogan theksoi se Suedia nuk duhet as të përpiqet të aplikojë për anëtarësim në Aleancë, sepse Ankaraja nuk do të japë një përgjigje pozitive për sa kohë që ai vend lejon djegien e Kuranit.

Kategoritë
BotaLajme