Nga viti i kaluar, futbollit kosovar i është shtuar edhe një derbi lokal.
Tre herë kampioni i Kosovës, Ballkani për rival lokal e ka FC Suharekë.
Dy ekipet e para, deri më tani kanë zhvilluar dy ndeshje, të dyja sezonin e kaluar në gjysëmfinalen e Kupës së Kosovës, ku Ballkani fitoi njërën ndeshje me rezultat 1-0, ndërsa tjetgra përfundoi me barazim 2-2.
Ndërkohë skuadra e Suharekës U21 sot ka shënuar fitore bindësendaj Ballkanit U21, me rezultat 5-0, në ndeshjen e javën e nëntë të ”Bon Voyage Superliga”.
Dy gola i shënoi Ermal Kastrati, ndërsa nga një gol e shënuan, Endrit Kryeziu, Arvanit Rexhaj dhe Ilir Gjonbalaj.
Ballkani U21 vazhdon të jetë lider në tabelë, me 21 pikë, ndërsa Suhareka U21, me këtë fitore shkon në kuotën e 12 pikëve, dhe renditet në vendin e gjashtë.