Suksesi i Mufail Osmanajt, nxënësi i SHFMU “Mati Logoreci” arrin të fitoj bursë në ”The Cambridge School -Prizren”

Mufail Osmanaj, një nxënës i klasës së tretë në SHFMU “Mati Logoreci“, ka arritur të fitojë një bursë prej 100% në shkollën e gjuhëve të huaja  The Cambridge School -Prizren. Ai u përzgjodh nga një garë e organizuar në shkollën ku vijon mësimin Mufaili, falë punës së tij të palodhshme dhe angazhimit si nxënës i sjellëshëm dhe me sukses të lartë në mësime.

Puna me gjeneratat e reja është një investim i madh për të ardhmen e vendit tonë dhe Mufaili është një shembull frymëzues për nxënësit e tjerë. Ky sukses për Mufailin nuk është vetëm një arritje personale, por edhe një arritje për SHFMU “Mati Logoreci”

Mufaili është shembulli i një nxënësi të përkushtuar dhe me synime të mëdha, dhe është një shembull i frymëzimit për të gjithë nxënësit e tjerë.

Menaxherja e shkollës së gjuhëve të huaja The Cambridge School -Prizren, Meral Bakiqi, uroi nxënësin Mufail Osmanaj për arritjen e tij të jashtëzakonshme. Ajo po ashtu shtoi se ky burs do t’i hapë rrugë të shkëlqyera karrierës së tij në të ardhmen.
“Ne jemi krenarë që kemi mundësinë të ndihmojmë nxënës të talentuar si Mufaili që të arrijnë potencialin e tyre të plotë. Ky burs do t’i hapë rrugë atij për të marrë pjesë në programe të avancuara të gjuhësisë në nivel ndërkombëtar dhe do t’i ndihmojë në arritjen e qëllimeve të tij të mëtejshme,” tha Bakiqi.
The Cambridge School është shkolla më e vjetër dhe më e njohur e gjuhëve të huaja në vend, me 13 degë ku vepron në rajone të ndryshme të Kosovës.Qëllimi kryesor i Cambridge School është promovimi dhe zhvillimi i gjuhëve të huaja si një mjet për të arritur një komunikim më të mirë dhe më të qartë në arenën ndërkombëtare. Kjo shkollë ofron një gamë të gjerë kursesh të gjuhëve të huaja./Gazetaere/V.P
Kategoritë
LajmeVendi