Sulm me bombë në Somali, 2 të vdekur dhe 10 të plagosur

Organizata terroriste Al-Shabaab mori përgjegjësinë për sulmin

Dy persona kanë humbur jetën në një sulm me bombë të kryer para zgjedhjeve presidenciale në Somali, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale nga korrespondenti i AA-së, një sulm me bombë është kryer nga organizata terroriste Al-Shabab në rajonin Shabelle Qendrore të vendit.

Në sulmin ndaj civilëve humbën jetën dy persona, mes tyre gra dhe fëmijë, kurse dhjetë u plagosën.

Al-Shabaab tha se merr përgjegjësinë për sulmin.

Zgjedhjet presidenciale të vonuara gjatë në Somali do të mbahen më 15 maj.

Kategoritë
BotaLajme