Mbrëmjen e sotme në qendër të Sarajevës ka ndodhur një vrasje dhe autori është arrestuar.
Përkatësisht, policia e Kantonit të Sarajevës rreth orës 19:50 është njoftuar se dy persona janë lënduar në zonën e Komunës së Qendrës së Sarajevës.
Lidhur me lëndimet e shkaktuara me thikë, në dy lokacione të ndryshme është sjellë i njëjti person, i cili është arrestuar nga policët e Departamentit të Policisë së MPB-së të Kantonit të Sarajevës.
Nga plagët e marra njëri i lënduar ka ndërruar jetë, ndërsa tjetri është dërguar për ndihmë mjekësore.
Prokurori kujdestar i Prokurorisë Kantonale të Kantonit të Sarajevës, i cili është përgjegjës për hetimin, është në dijeni të gjithçkaje.
Më shumë informacione do të dihen pas përfundimit të hetimeve.
Ndryshe, siç raportojnë gazetarët e Klix.ba, policia aktualisht është duke siguruar tre lokacione. I pari është afër parkingut që ndodhet midis tregut Markale dhe Vječna Vatra, i dyti pak më poshtë pranë Bankës Qendrore të Bosnjë-Hercegovinës dhe i treti pranë Veliki Park.