Sulm në shtetin afrikan, gjashtë viktima

Gjashtë persona janë vrarë në Mali, përfshirë edhe dy xhandarë dhe një oficer policie, në një sulm pranë kryeqytetit Bamako.

Kështu ka njoftuar Ministria e Sigurisë e Malit, raporton Al Jazeera.

Vendi po përballet me një krizë të vazhdueshme politike dhe të sigurisë, veçanërisht në rajonet e tij të paqëndrueshme veriore dhe qendrore, ku një kryengritje e armatosur është ndezur që nga viti 2012. Por dhuna rrallë arrin në Bamako, në jugperëndim të Malit.

Sulmi është kryer nga individë të armatosur ende të paidentifikuar, tha ministria duke lënë të vdekur tre civilë dhe tre oficerë të zbatimit të ligjit dhe duke plagosur dy të tjerë.

Kategoritë
BotaLajme