Sulmet e kërcënimet ndaj gazetarit të RTK-së, arrestohet fqinji i tij

Alban Selimit, gazetar në Radio Televizionin e Kosovës para disa ditëve iu dogj garazha. Këtë të shtunë, Selimi e raportoi edhe një kërcënim, ku në mure, i kishin shënuar fjalë kërcënuese, duke i thënë që ta mbyllte gojën.

Selimi tashmë ka njoftuar se në lidhje me sulmet dhe kërcënimet ndaj tij, ka të arrestuar dhe i arrestuari është fqinji i tij.“Ky po del te jete emisioni qe ka shkaktu zjarrin ne shtepine time. I arrestuari i sotem qe eshte fqinj i imi ka lidhje familjare me uzurpatoret e ketyre tokave. Drejtesia duhet ta thote fjalen e saj per kriminelin, kushdo qofte ai!”, ka shkruar gazetari Selimi.

Kategoritë
LajmeVendi