Sulmet izraelite ‘duhet të ndalen’, thotë i dërguari i OKB-së në Siri

I dërguari i posaçëm i OKB-së për Sirinë, Geir Pedersen, i ka quajtur sulmet izraelit në Siri “një zhvillim shumë shqetësues”.

“Ne po vazhdojmë të shohim lëvizjet dhe bombardimet izraelite në territorin sirian, kjo duhet të ndalet”, tha ai, transmeton Telegrafi.

Ai gjithashtu theksoi se konflikti në Siri nuk ka përfunduar, duke treguar për përplasjet e vazhdueshme në verilindje midis ushtrisë kombëtare siriane, të mbështetur nga Turqia, dhe forcave demokratike siriane kryesisht kurde.
I dërguari nënvizon tre mesazhe kryesore: Mbrojtja e civilëve në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare, de-përshkallëzimi në lidhje me konfliktin në verilindje dhe thirrje për ndërprerjen e sulmeve izraelite, nevoja për “rregullime të besueshme dhe kalimtare” në Damask që përfaqësojnë “spektrin më të gjerë të mundshëm të shoqërisë dhe partive siriane”.

Në anën tjetër, ushtria izraelite ka mohuar të ketë afruar tanket pranë Damaskut, kurse sulmet ajrore nëpër Siri i ka arsyetuar me shkatërrimin e disa bazave ushtarake që i shërbenin regjimit të Bashar al-Assadit. /Telegrafi/

Kategoritë
BotaLajme