Sulmet izraelite vrasin dhjetëra palestinezë në Gaza në ditën e 110 të tyre

Burimet shëndetësore në Gaza kanë konfirmuar se në 24 orët e fundit të paktën 50 persona kanë humbur jetën dhe 120 të tjerë janë plagosur si pasojë e bombardimit të zonave perëndimore në Khan Younis nga forcat Izraelite

Dhjetëra persona u vranë dhe u plagosën në ditën e 110-të të sulmeve të kryera nga forcat izraelite në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, burimet shëndetësore në Gaza kanë konfirmuar se në 24 orët e fundit të paktën 50 persona kanë humbur jetën dhe 120 të tjerë janë plagosur si pasojë e bombardimit të zonave perëndimore në Khan Younis nga forcat Izraelite.

Po ashtu njoftohet se tre persona të zhvendosur humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën si pasojë e shënjestrimit nga Izraeli të portës veriore të qendrës së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze në Khan Younis.

Mjekët pa Kufij deklaruan se janë të shqetësuar për sigurinë e atyre që ndodhen në spitalin Nasser në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës për shkak të bombardimeve që vazhdojnë pa ndërprerë përreth tij.

“Këto persona duhet të mbrohen dhe të lejohen të largohen nëse dëshirojnë”, thuhet në deklaratë, ku theksohet se është e pamundur që të plagosurit të mbërrijnë këtu.

Kategoritë
BotaLajme