Duke iu referuar sulmeve kibernetike ndaj Shqipërisë ambasadorja e BE-së në Shqipëri Christiane Hohmann ka shprehur mbështetjen e palëkundur të BE-së.
Në një postim në rrjete sociale ambasadorja e BE-së kërkohen masa sigurie për të zbutur kërcënimin e sulmeve kibernetike.
Kërkohen masa sigurie për të zbutur kërcënimin e sulmeve kibernetike në infrastrukturën e qytetit të inteligjent. BE tashmë është dhe do të vazhdojë të mbështesë partnerët e #Ballkanit Perëndimor dhe # Shqipërinë për të zbuluar, përgjigjur dhe rritur qëndrueshmërinë e tyre ndaj sulmeve kibernetike”, shkruan ambasadorja e BE-së në Twitter .
Christiane Hohmann mori pjesë në konferencën e mbajtur sot nga Dhoma Amerikane e Tregtisë.Sulmi i parë kibernetik ndaj Shqipërisë ndodhi në korrik të këtij viti, ndaj portaleve shtetërore të shërbimeve online. Si rezultat i hetimeve u arrit në përfundimin se sulmi ishte financuar nga Irani. Nuk vonoi shumë dhe brenda 2 muajsh ndodhi sulmi i dytë. Më 10 shtator, u sulmua sistemi TIMS duke paralizuar për më shumë se 24 orë shërbimin në pikat e kalimit kufitar.