Sulmet kibernetike, maxhoranca i shtrin dorën opozitës: Mos nxini faqen e Shqipërisë

Maxhoranca i ka shtrirë dorën opozitës duke i kërkuar që të bëhen bashkë kundrejt sulmit të paprecedentë kibernetik nga Irani

Zv.kryeministrja Belinda Balluku tha se buxheti është i pamjaftueshëm për të përballuar një sulm të tillë dhe se po punohet me partnerët për të ngritur një strategji të re të mbrojtjes.

Buxheti është i pamjaftueshëm për të përballuar një sulm në katër drejtime. Nuk po merrem me metaforat e uljes së pantallonave. Duhet thënë që sulmi me të cilin jemi përballur është i paprecedent. E thënë kjo nga analiza e bërë nga Microsoft.

Nuk e di që kush nga ju pret që ne të parashikonim që do të bëheshim target i një vendi që investon miliona dollarë për të shkatërruar vendet e tyre.  Do të bëjmë strategjinë e mbrojtjes kibernetike

Me këto sulme është përballur e gjithë bota. Teknologjia ndryshon çdo muaj. Ky nuk ka qenë një sulm i rastësishëm dhe as amator. Merreni seriozisht. Është një moment për t’u bërë bashkë dhe për të mbrojtur vendin”, tha ajo.

Sipas ministres qëllimi i iranianëve ishte të fshinin çdo të dhënë të sistemeve tona, por nuk ia kanë dalë.

“Sulmi kishte si qëllim për të fshirë çdo të dhënë në sistemet tona dhe nuk ia kanë dalë. Ky sulm i ka ndodhur Shqipërisë. Kini parasysh që po trajtohet gabim. Janë bërë të gjitha veprimet e duhura. Vazhdon edhe sot edhe kësaj dite dhe jemi nën sulm. Po punojmë me partnerët. Sulmet shërbejnë për të parë dobësitë e sistemit dhe për të krijuar mburoja të reja.

Nuk është ky rasti për t’u goditur qeveria, na duhet të bëhemi bashkë për të gjetur zgjidhje”, tha Balluku.

Në përgjigje të akuzave të demokratëve, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i kërkoi opozitës që të mos nxijnë faqen e Shqipërisë duke folur për sulmin kibernetik.

Edmond Spaho: Sulmet kibernetike, që kur ka lindur kompjuteri, ka pasur sulme të tilla, dhe do të ketë. Por ama ai që ndërton sisteme të tilla merr masa që të mbrohet. Kanë dalë të gjitha të dhënat, të qeverisë, policisë, pronat, shyqyr që nuk pranuan të futesh në E-Albania bankat, se imagjinoni se çfarë do kishte ndodhur, pensionistë, mësues, greva është rruga e duhur për të dhënë dorëheqje qeveria.

PeleshiMos i  nxini faqen vendit tonë. Për qeverinë flisni çfarë të doni, por jo për Shqipërinë. Në fushën digjitale Shqipëria është e para që ka digjitalizuar 95% të shërbimeve. Duhen fonde, duhet suport nga parlamenti për të miratuar një kërcim në buxhetin që duhet të alokojmë në përforcimin e sistemeve tonë. Populli thotë që e keqja nuk vjen vetëm për keq, por edhe për mirë. Ky sulm na ka bërë më të ndërgjegjshëm që duhet të alokojmë më shumë burime njerëzore dhe financiare. Kryeministri ka përgatitur një status të veçantë për të gjithë ata që punojnë në fushën e sigurisë kibernetike për t’i dhënë paga më të larta në mënyrë që ne të marrim më të mirën e më të mirëve. Nuk do kursejmë asnjë qindarkë për të krijuar një qendër ekselence. U tha këtu që sulmi ka ndodhur për shkak se u la dera hapur kur u morën të dhënat nga patronazhistët. Si mund të thuhet në sy të opinionit publik nga burra me kostum broçkulla. Janë broçkulla që bëjnë lojën e fuqive që ishin mbrapa këtij sulmi. Nëse doni të bëni diçka ngrihuni në nivelin e qytetarisë. Duhet të jemi shqiptarë së pari. Keni boll çështje të tjera për t’u grindur, por jo në këto çështje. Sistemet e mbrojtjes nuk janë prekur sepse janë të mbyllura.

Kategoritë
LajmeRajoni