Sulmet në zemër janë në rritje dramatike pas pandemisë së koronavirusit

Është publikuar një studim i ri që lidh rritjen e numrit të infarkteve me pasojat e Covid-19.

Studimi u krye nga Instituti i Zemrës Smidt në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai dhe u botua në Journal of Medical Virology. Studiuesit zbuluan se sulmet e përgjithshme në zemër janë rritur për të gjitha grupmoshat që nga fillimi i pandemisë me 14 për qind.

Deri në vitin e dytë të pandemisë (2022), sulmet në zemër për grupmoshat 45-64 vjeç u rritën me 19,6 për qind dhe për grupin 65 vjeç e lart me 13,7 për qind.

Megjithatë, grupmosha më e re (25-44) ka pasur rritjen më të madhe prej gati 30 për qind.

“Ka disa shpjegime të mundshme për rritjen e sëmundjeve të zemrës tek pacientët e lidhur me Covid-19, por ka ende shumë pyetje pa përgjigje,” tha Yee Hui Yeo, MD, autori i parë i studimit dhe një mjek në Cedars-Sinai.

“E rëndësishmja, rezultatet tona nxjerrin në pah pabarazitë në vdekshmëri që dolën nga pandemia Covid-19 dhe vazhdojnë edhe gjatë epokës Omicron”, shtoi Yeo.

Studiuesit thanë se para pandemisë, statistikat botërore të sulmit në zemër ishin në rënie, por se pandemia e ka ndalur këtë përparim.

Ekspertët besojnë se ka shpjegime të mundshme. Ata thanë se Covid-19 mund të shkaktojë ose përshpejtojë gjendjen te pacientët me sëmundje para-ekzistuese të arterieve koronare.

Gjëra të tilla si humbja e punës, presionet financiare dhe ankthi social që është rritur gjatë karantinës konsiderohen faktorë të mundshëm për një rritje të sulmeve në zemër. Të gjitha këto mund të çojnë në stres akut ose kronik që çon në sëmundje të zemrës.

Kategoritë
FamiljeShëndetësi