Sulmi i hakerëve në aeroportin e Splitit, shumë pasagjerë të “ngulur” që nga mbrëmë

Mbrëmë rreth orës 19:30 në aeroportin e Splitit ka pasur vështirësi teknike në funksionimin e sistemit IT, për shkak të të cilave aeroplanët nuk kanë mundur të ulen apo të ngrihen. Situata ka nisur të normalizohet mbrëmë vonë dhe disa avionë janë ngritur.

Që nga mëngjesi i sotëm, qarkullimi në aeroport ka qenë i vështirësuar, ndërsa janë të mundshme edhe vonesa në nisje. Faqja e internetit e aeroportit nuk funksionon.

“Shkak i mosfunksionimit të djeshëm të sistemit të IT në aeroportin e Shën Jeronimit është sulmi i hakerëve. Në këtë ngjarje janë të përfshira të gjitha institucionet përkatëse. Shërbimet profesionale po punojnë intensivisht për

eliminimin e pasojave të këtij sulmi. Jemi në kontakt me të gjithë linjat ajrore dhe së bashku po kërkojmë zgjidhje alternative, ju lutemi të gjithë pasagjerëve për durimin e tyre”, tha për mediat Zëvendës Drejtori i Aeroportit të Splitit, Pero Bilas.

Që nga mëngjesi i sotëm trafiku është vështirësuar për shkak të mungesës së mbështetjes së TI-së, tha sot për Indeksin zëvendësdrejtori i Aeroportit të Splitit Pero Bilas.

Kategoritë
LajmeRajoni