Sulmi me bombë, Babai e vajza mes viktimave kishin shkuar në Stamboll për fejesën e djalit

Babë e bijë ishin mes viktimave të atentatit me bombë në sheshin Taksim të Stamboll pasditen e 13 nëntorit ndërkohë që ka arritur të shpëtojë i biri.

Të afërmit tërhoqën trupat nga morgu ndërsa një i afërm tha se “ata kishin shkuar në Stamboll për fejesën e vëllait. Ishin të uritur dhe djali ishte larguar nga vendi ku ndodhi shpërthimi për të gjetur një vend për të ngrënë.

Shpërthimi ka ndodhur pikërisht në një zonë tepër të frekuentuar që ka qenë shënjestruar edhe më parë nga një sulm kamikaz me bombë në vitin 2016.

Gjatë gjithë ditës së djeshme e gjithë zona ka qenë e bllokuar për ti dhënë mundësi ekspertëve të hetimit të kryejnë veprimet paprake e të mbledhin prova ndërkohë që sot jeta atje i është kthyer normalitetit.

Shumë qytetarë shkuan në vend ngjarje dhe hodhën lule në shenjë homazhi për viktimat e shpërthimit që shkaktoi 6 të vdekur dhe 81 të plagosur.Stambolli dhe qytete të tjera turke kanë qënë objektiv i sulmeve të seperatistëve kurdë, militantëve islamikë dhe grupeve të tjera, përfshirë një seri sulmesh në vitet 2015 dhe 2016.

Kategoritë
BotaLajme