Sulmi në Ibër-Lepenc, IKShPK: Nga sot uji mund të përdoret për pije

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se nga sot mund të përdoret për pije uji që rrjedh në kanalet e Ibër-Lepencit ku dhe ndodhi sulmi dhjetë ditë më parë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Në njoftimin e bërë në faqen zyrtare në Facebook, thuhet se që nga dita e parë e sulmit, IKShPK bashkë me QRShP-në kanë forcuar monitorimin e ujit për pijë në zonën e shërbimit të “KRU Prishtina” dhe “KRU Mitrovica” në Impiantet e trajtimit në Shipol, Balincë, Drenas dhe Shkabaj

“Nga data 29 nëntor deri me 06 dhjetor janë aplikuar restrikcionet në rrjetet shpërndarëse të këtyre dy kompanive si pasojë e veprimeve të ndërmarra për sanimin e gjendjes në kanal.

“Bazuar në të dhënat nga KRU ‘Mitrovica’ dhe KRU ‘Prishtina’ me aktivizimin e By-pass, furnizimi me ujë nga kanali Ibër-Lepenc është stabilizuar në të gjitha Impiantet e lartëcekura për trajtimin e ujit, prandaj që nga data 07.12.24 nuk ka pasur restrikcione që nënkupton furnizim me ujë për konsumatorët për nevoja teknike (higjieniko-sanitare), thuhet mes tjerash në njoftim.

IKSHPK bën të ditur se gjatë këtyre ditëve nga të gjitha impiantet e lartë cekura ka marrë gjithsej 100 mostra të ujit për analiza fiziko-kimike, 100 për analiza bakteriologjike si dhe 13 mostra për analiza në metale të rënda (në ujin e pa trajtuar dhe ujin nga rrjeti shpërndarës).

Po ashtu siç thuhet në njoftim, rezultatet laboratorike nga dy laboratoret , IKSHPK dhe QRSHP-Mitrovicë, për katër ditët e fundit (e premte, e shtunë, e diele dhe e hënë, 06-09 dhjetor-2024) rezultojnë brenda standardeve të parapara për ujin e pijes për të gjithë parametrat e kërkuar sipas UA 10/2021 ”Cilësia e Ujit të destinuar për konsum nga njeriu”.

“Prandaj bazuar në këto rezultate: Uji që nga sot (09.12.2024) mund të përdoret për pije.

IKSHPK i rekomandon KRU “Mitrovica” dhe KRU “Prishtina” që të vazhdojë mbikëqyrjen dhe trajtimin e ujit dhe të sigurojë ujë në sasi dhe cilësi, sipas standardeve për ujin e pijes bazuar në UA 10/2021 ‘Cilësia e Ujit të destinuar për konsum nga njeriu’ “.

në Impiantet e trajtimit në Shipol, Balincë, Drenas dhe Shkabaj.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi