Sulmi në qendrën tregtare, deri tani 18 të vrarë, 36 ende të zhdukur

Të paktën 18 persona janë vrarë pas sulmit me raketa në qendrën tregtare Amstor në Kremenchuk, Ukrainën qendrore.

Kjo shifër nuk është përditësuar përsëri këtë mëngjes, por zyrtarët kanë njoftuar tani numrin e civilëve që ata besojnë se janë të zhdukur dhe në spital.

Nga rreth 1,000 persona që Presidenti Zelensky thotë se ishin brenda qendrës tregtare në kohën e sulmit, të paktën 36 besohet se janë të zhdukur dhe 25 janë në spital, citon Reuters Dmytro Lunin, guvernatorin e Poltava aty pranë.

Autoritetet vlerësojnë se mund të ketë qenë diku midis 200 dhe 1000 njerëz brenda qendrës tregtare kur ajo u vu në shënjestër. Shumë prej tyre arritën të iknin në një strehë aty pranë, por të tjerët mbeten të bllokuar në ndërtesë, thonë raportet.

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimin e rrënojave.

Kategoritë
BotaLajme