Sulmohen fizikisht dy të mitur në veri të Mitrovicës nga disa serbë

Dy të mitur në Kosovë kanë raportuar se janë sulmuar nga disa serbë në veri të Mitrovicës. Këtë e ka bërë me dije vetë Policia e Kosovës, duke shtuar se personat kanë marrë trajtim mjekësor. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 16:00 në veri të Mitrovicës.

“Lidhur me rastin është raportuar se dy viktima meshkuj kosovarë të mitur, kanë pranuar tretman mjekësor, pasi që sipas tyre janë sulmuar nga disa qytetarë të nacionalit serb. Njësitë policore janë duke kryer hetime lidhur me rastin”, thuhet në njoftimin nga policia.

Kategoritë
LajmeVendi