Sulmohen me dinamitë kanalet e “Ibër Lepencit” në veri

Kanalet e ujësjellësit të Kompanisë Rajonale ”Ibër Lepenc” në veri të vendit dyshohet të jenë sulmuar me dinamitë.

Rastin ka konfirmuar edhe kryeshefi i kësaj KRU-je, Faruk Mujka.

Ai tha se po mundohen të sanojnë dëmin.

“Po. Këtë punë e ka marrë në kompetencë policia. Po, e kemi një dëmtim dhe për momentin e kemi ndaluar ujin dhe po këqyrim me e sanu sa më shpejt, sepse prej aty po lirohet edhe ujësjellësit edhe KEK-u. Kështu që, po këqyrim sa më shpejt me e rregullu këtë punë”, tha Mujka.

I pyetur nëse dyshohet të ketë ndodhur qëllimisht kjo gjë, Mujka u shpreh se s’ka si të jetë ndryshe.

“Në momentin kur e gjunë dikush ndonjë dinamit aty, e qëllimshme është ajo, s’ka si të jetë tjetër”, përfundoi Mujka.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi