Sulmohet me dron një rafineri nafte në rajonin Krasnodar të Rusisë

Guvernatori i Krasnodarit, Kondratyev tha se zjarrfikësit dhe ekipet e Ministrisë së Situatave të Emergjencave vazhduan punën e tyre për shuarjen e zjarrit

Si pasojë e sulmit nga një mjet ajror pa pilot (UAV) në rafinerinë e naftës në rajonin Krasnodar të Rusisë ka shpërthyer zjarr, transmeton Anadolu.

Agjencia e lajmeve TASS njoftoi se rafineria e naftës në fshatin Ilskiy në rajonin e Krasnodarit është sulmuar me dron.

Si pasojë e sulmit, një zjarr ka rënë në rezervuarët e rafinerisë.

Guvernatori i Krasnodarit, Veniamin Kondratyev tha se zjarrfikësit dhe ekipet e Ministrisë së Situatave të Emergjencave vazhduan punën e tyre për shuarjen e zjarrit. “Sipas përcaktimeve të para nuk ka viktima. Banorët e fshatit nuk janë në rrezik”, tha ai.

Dje u njoftua se një zjarr ka rënë në depon e naftës në rajonin Krasnodar të Rusisë dhe se nuk ka viktima apo të plagosur.

Përveç kësaj, Kremlini njoftoi se Ukraina sulmoi rezidencën e presidentit ruse, Vladimir Putin në Pallatin e Kremlinit me dron gjatë natës.

Kategoritë
BotaLajme