Sulmuan gjyqtarin, procedohen penalisht tifozët e Tiranës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fund të ndeshjes Tirana-Bylis.

Pas përfundimit të sfidës me shifrat 2-2 ku bardheblutë lanë kreun e renditjes, tifozët kanë hyrë në fushë për të sulmuar gjyqtarin Kridens Meta.

Tifozët nuk kanë qenë aspak dakord me penalltinë e akorduar në fund të ndeshjes nga gjyqtari Meta, e cila rezultoi fatale për skuadrën e tyre, pasi u barazuan shifrat në 2-2 dhe humbën kreun e kampionatit.

Ndërkohë policia bën me dije se disa prej tyre janë shoqëruar në komisariat, ku dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Rrogozhinë/Informacion paraprak

Më datë 25.05.2023, në përfundim të ndeshjes Bylisi-Tirana, në Rogozhinë, disa tifozë të Tiranës kanë hyrë në fushë dhe kanë tentuar të dhunojnë gjyqtarët e ndeshjes. Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë duke shoqëruar këta shtetas, për të cilët po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Kategoritë
LajmeSport