Sulmuesi i Arsenalit po shkon në Marseille, arrihet marrëveshja

Skuadra e Marseillet është afër një transferimi në afatin veror dhe pritet të zbarkojë një sulmues i madh.

Bëhet fjalë për lojtarin e Arsenalit, Eddie Nketiah, shkruan Indeksonline

Fabrizio Romano raporton se futbollisti në fjalë dhe klubi francez kanë arritur marrëveshje personale.

Tani pritet vetëm një akord midis Arsenalit dhe Marseille.

Kujtojmë se De Zerbi është fans i madh i futbollistit Nketiah.

Gjatë sezonit të kaluar, Nketiah me Arsenalin zhvilloi 37 ndeshje në të gjitha garat, shënoi gjashtë gola dhe bëri tri asiste.

Kategoritë
LajmeSport