Sulmuesi i Chelsea-t, Romelu Lukaku, infektohet me koronavirus

Belgu nuk mund ishte në dispozicion për ndeshjen e mbrëmshme kundër Evertonit

Sulmuesi Romelu Lukaku, pjesë e klubit anglez Chelsea, ka konfirmuar se është infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

“Para disa ditësh isha pozitiv në testin për COVID. Ndjehem mirë dhe tani jam në izolim për ditët në vijim. I kam parë porositë, ju faleminderit për këtë. Qëndroni të sigurt”, shkroi sulmuesi 28-vjeçar në rrjetet sociale.

Belgu nuk mund ishte në dispozicion për ndeshjen e mbrëmshme kundër Evertonit, ndeshje e cila përfundoi me rezultat 1-1.

Përpos Lukakut, edhe tre lojtarë të tjerë nga Chelsea kishin rezultuar pozitiv në COVID-19 më herët: Timo Werner, Callum Hudson-Odoi dhe Ben Chilwell.

Chelsea aktualisht ndodhet në vendin e tretë në Premier Ligën Angleze me 37 pikë, ndërsa në krye të tabelës është Manchester City me 41 pikë.

Kategoritë
LajmeSport