Sulmuesi i Hataysporit shpjegoi se si i mbijetoi tërmetit: Shpëtova duke u ngritur për të falur namazin e sabahut

Kevin Soni, sulmuesi 24-vjeçar i Hataysporit, është një nga futbollistët e lënduar lehtë nga tërmetet shkatërruese që goditën Turqinë.

Tërmeti i parë shkatërrues, me magnitudë 7.8 ballë të shkallës Rihter, goditi në orën 4:17 të mëngjesit të së hënës, duke rrafshuar pjesën më të madhe të qytetit të Hatay.

Kamerunazi, i cili mbërriti në Hatayspor në formë huazimi nga skuadra greke Asteras para fillimit të këtij sezoni, ishte zgjuar dhe arriti të arratisej nga shtëpia.

“Unë jam musliman, jam shpëtuar duke qenë zgjuar, doja të prisja deri në orën 6:40 të mëngjesit për të falur namazin e sabahut, nëse do të kisha fjetur në momentin e tërmetit, nuk do të mund të dilja nga shtëpia dhe mendoj se do të kisha qenë nën rrënoja”, tha Soni.
Kujtojmë se kërkimi për shokun e tij të skuadrës Christian Atus është ende nën rrënoja.

Kategoritë
Sport