Sulmuesi nga Parisi është liruar nga burgu dhjetë ditë më parë

Mediat nga Franca raportojnë se sulmuesi (69), i cili vrau të paktën tre persona dhe plagosi shumë të tjerë sot në Paris, u lirua nga burgu më 12 dhjetor.

Sipas mediave lokale, ai u arrestua një vit më parë për sulm ndaj emigrantëve dhe u lirua nga burgu dhjetë ditë më parë.

Ai u arrestua për tentativë vrasjeje dhe dhunë të rëndë pasi sulmoi emigrantët në kamp me armë të ftohtë dhjetorin e kaluar. Policia e ka arrestuar në vend dhe një nga dy viktimat ka mbetur i plagosur rëndë.

Kategoritë
BotaLajme