Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së 9-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Sot u zhvilluan dy ndeshjet e fundit, ku Bllakani mposhti 1-0 rivalin lokal, FC Suharekën, ndërsa me rezultat të njëjtë, Dukagjini fitoi ndaj Llapit.
Pas fitores së sotme, Ballkani është lider i ri i tabelës, me 17 pikë, aq sa ka edhe Malisheva.
Në vendin e tretë renditet skuadra e Prishtinës, me 16 pikë.
Në tre pozitat e fundit renditen Gjilani e Dukagjini me nga 9 pikë, ndërsa Feronikeli ’74 ka vetëm 2 pikë.