Supremja liron të akuzuarin për vrasjen e Donjeta Pajazitajt

Gjykata Supreme ka nxjerrë aktvendim për lirimin nga masa e paraburgimit Naser Pajazitajn, i akuzuar për vrasjen e Donjeta Pajazitajt.

Lajmin për Lajmin,net e ka konfirmuar, avokati Gëzim Kollçaku.

“Po, po është liruar nga aktakuza, vëllezërit e tij kanë shku me e marrë, tashmë pritet të dal nga burgu, unë si avokat e kamë bërë një kërkesë për mbrotje në ligjshmëri dhe kamë kërkuar me u liru, këtë kërkesë Gjykata ma ka aprovuar” ka thënë avokati Kollçaku.

Më 23 qershor 2022, Gjykata Themelore në Ferizaj, në rigjykim e ka dënuar me dënim të përjetshëm Naser Pajazitajn, i akuzuar për vrasjen e Donjeta Pajazitajt në nëntor të 2015-ës.

Gjykata Themelore në Pejë, në mars të vitit 2018, të akuzuarin Naser Pajazitaj, në mungesë të provave e kishte liruar nga akuzat për vrasjen e Donjeta Pajazitaj, por pas ankesës së prokurorisë, Gjykata e Apelit e kishte kthyer këtë lëndë në rigjykim.

Kundër këtij aktgjykimi, në Gjykatën e Apelit kishin parashtruar ankesë mbrojtësit e Pajazitajt, avokatët Gëzim Kollçaku dhe Ahmet Tahiri me pretendimin se ka shkelje esenciale, vërtetim i gabuar i gjendjes faktike dhe vendimit mbi dënimin.

Ndryshe, Gjykata e Apelit pas shqyrtimit të ankesave të mbrojtjes, kishte marrë  vendim, me të cilin ia kishte ulur dënimin nga burgimi i përjetshëm, në 35 vjet burgim, Naser Pajazitajt, për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, në nëntor të 2015-ës./Lajmi.net/

Kategoritë
LajmeVendi