Sveçla pret në takim ambasadorin amerikan: Jemi të përkushtuar të punojmë për ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Me këtë rast, ministri Sveçla e ka uruar ambasadorin Hovenier për emërimin si ambasador i ShBA-së në Kosovë dhe shprehi përkushtimin e tij për të vazhduar thellimin e bashkëpunimit në mes MPB-së dhe shtetit amerikan.

Ministri Sveçla ka falënderuar ambasadorin Hovenier për mbështetjen e vazhdueshme dhe vuri në dukje se ShBA-të janë partner strategjik i pazëvendësueshëm i Kosovës.

Ai ka theksuar se është i përkushtuar që të punojë ngushtë me qëllim të forcimit të kapaciteteve të sundimit të ligjit në Kosovë, sidomos të agjencive të MPB-së, për ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallim.

Në këtë takim është biseduar edhe për prioritetet e qeverisë dhe MPB-së, për rëndësinë e sundimit të ligjit, si dhe nevojën për reforma në Policinë e Kosovës dhe administratën publike, të cilat kanë impakt të drejtpërdrejtë edhe në sigurinë e vendit.

Kategoritë
Lajme