Sveçla: S’mund të flasim shumë për afganët në Kosovë edhe pse marrim pyetje

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, është deklaruar për refugjatët afganë që vazhdojnë të jenë në Kosovë për të kryer procedurat e nevojshme të sigurisë dhe vettingut.

Ai tha se ka pranuar shumë pyetje për këtë çështje, por tha se institucionet e Kosovës si bartëse të këtij procesi nuk mund të zbulojnë privatësinë e qytetarëve të vendosur në kampet e vendit, derisa njoftoi se një grup i tyre janë në janë duke qëndruar në kampin Liya dhe pas procedurave do të dërgohen në shtete të tjera.

Në lidhje me këtë, Sveçla tha se ne nuk mund dhe nuk do të komentojnë asnjë rast individualisht.

“Që nga fillimi i këtij procesi kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me aleatët tanë, ShBA-të, përfshirë këtu edhe për statusin e qytetarëve të vendosur në kampin Liya. Siç kemi njoftuar në vazhdimësi, shumica e qytetarëve afganë të strehuar përkohësisht në vendin tonë kanë kaluar me sukses proceset e sigurisë dhe vetingut. Si rezultat i këtij procesi, rreth 600 qytetarë afganë kanë udhëtuar drejt ShBA-ve për të vazhduar një jetë të re dhe për këtë jemi shumë të kënaqur”.

Ministri i Brendshëm gjithashtu njoftoi se SHBA-ja aktualisht janë duke punuar me përkushtim të madh që të plotësojë të gjitha kërkesat që lidhen me sigurinë, shëndetin dhe akomodimin e një numri të vogël të qytetarëve afganë të cilët ende janë duke qëndruar në kampin Liya.

Ditëve në vijim grupi i radhës i qytetarëve do të niset për jetë të re në SHBA.

Kategoritë
LajmeVendi