Sveçla thotë se ky person është njëri nga krerët e grupeve kriminale në Veri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë të hënën gjatë një interviste për REL se Millan Radoiçiq është një nga krerët e grupeve kriminale në Veriun e Kosovës.

Sipas tij atje janë disa grupe kriminale të kontrabandës të cilët po luftohen nga Policia e Kosovës për shtrirjen e rendit dhe ligjit në Veriun e vendit.

“Millan Radoiçiq është njëri ndër krerët e kësaj strukture. Tashmë ai është i arratisur, sipas informatave që kemi ndodhet në territorin e Serbisë, por definitivisht që është i kërkuar nga drejtësia në Kosovë, dhe në momentin e parë të mundshëm, ai do të vihet para drejtësisë”, ka thënë Sveçla.

Kategoritë
LajmeVendi