Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, ka shpërndarë pamje që tregojnë si ushqehet Policia e Kosovës në Mitrovicën Veriore, raporton Ekonomia Online.
Përmes një postimi në Facebook, Syla ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës duke vlerësuar se ‘policët i ka lënë veri të harrnum-të pasigurtë-pa shtesa për rrezikshmëri e me makarona e pashteta’.
“Uniforma e policit është dhënë veç 1 herë në këto 4 vjet, po edhe në luftë i kemi ndërru ma shpesh. Mendja e koprracit që e mbledh paren e mbanë në grusht si me qenë e tija, e len policinë në veri të harrnum-të pasigurtë-pa shtesa për rrezikshmëri e me makarona e pashteta. Policinë që e ka gjujtë me gurë, nuk presim me e veshë e mbathë e ngopë”, ka thënë Syla.