Syla pas vetëvrasjes së Sokol Halitit: Kryeministër, a jemi tash 3 shqiptarë më pak?

Analisti Valon Syla e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti se a jemi tash tre shqiptarë më pak?”, pasi Sokol Halili, kreu vetëvrasje.

Halili ka vrarë vetën pasditen e së premtes, gjatë negociatave për dorëzim me Policinë e Kosovës, rast ky që ndodhi pikërisht në shtëpinë e tij.

Pas kësaj, ka reaguar Syla me një pyete për kryeministrin Kurti.

“Tash pas vetëvrasjes që e bëri burri-vrasës i gruas shtatzënë a jemi 3 shqiptar ma pak Z. Kryeministër? Pyetje për Albin Kurtin.” – ka shkruar ai në Facebook.

Vlen të theksohet, se në ditën kur u raportua për vrasjen e Hamide Magashit, 35 vjeçares shtatzënë, kryeministri Kurti mes tjerash në reagimin e tij deklaroi kështu: “Dy qytetarë të Kosovës më pak, dy shqiptarë më pak, do të jenë duke menduar armiqtë tanë. E papranueshme dhe e padurueshme”.

Ndërkaq, më herët, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçka konfirmoi se Sokol Halili, ka kryer vetëvrasje përkundër negociatave të policisë për dorëzim.

Kategoritë
LajmeVendi