Sylvinho: Kemi bërë një zgjedhje për t’u përballur me kujdes në finalet e një Evropiani

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë në Futboll, Silvinjo, pas publikimit të listës paraprake të lojtarëve të përzgjedhur për finalet e Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”, është shprehur së është shumë krenar që mbërriti ky moment.

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë në Futboll, Sylvinho, në një konferencë për mediat pas publikimit të listës paraprake të lojtarëve të përzgjedhur për finalet e Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”, është shprehur së është shumë krenar që mbërriti ky moment dhe që do të shkojnë në finalet e një Kampionati Evropian, raporton Anadolu.

Trajneri Sylvinho ka theksuar se ka qenë shumë e vështirë që të zgjidhnin lojtarët dhe sipas tij është e pamundur që të marrin të gjithë lojtarët me vete në Gjermani.

“Para së gjithash dua t’ju them se është një krenari për mua të jem trajner i Kombëtares në finalet e Kampionatit Evropian 2024. Është shumë e rëndësishme për mua dhe për stafin të them disa fjalë. Dua të falënderoj të gjithë djemtë që deri këtu kanë bërë një rrugëtim me të gjithë ne”, u shpreh Sylvinho.

Ai ka shtuar se kanë bërë një zgjedhje për t’u përballur me kujdes në finalet e një Evropiani dhe me një grup shumë të vështirë.

Lista paraprake me 27 lojtarët e grumbulluar në kuadër të përgatitjeve për finalet e “EURO 2024” është:

“Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Simon Simoni, Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Ardian Ismajli, Arlind Ajeti, Naser Aliji, Mario Mitaj, Enea Mihaj, Marash Kumbulla, Amir Abrashi, Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Medon Berisha, Klaus Gjasula, Qazim Laçi, Ernest Muçi, Ylber Ramadani, Jasir Asani, Armando Broja, Mirlind Daku, Arbër Hoxha, Rey Manaj dhe Taulant Seferi”.

Në kuadër të finaleve të Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”, Shqipëria do të përballet me Italinë më 15 qershor, Kroacinë më 19 qershor dhe me Spanjën më 24 qershor.

Kategoritë
Sport