Selektori i Kombëtares së Shqipërisë synon që të sjellë freski në skuadër, duke kthyer sytë ka një lojtar, i cili ka mundësi të përfaqësojë kombëtaren kuqezi.
Bëhet fjalë për Anthony Cacin e Mainzit, i cili është lindur e rritur në Francë, raporton “Sport Ekspres”
Madje ai ka kaluar tek skuadrat zinxhir të Francës, derisa për klub ka luajtur te Strasbourgu.
Sezonin e kaluar, Caci u transferua te Mainzi, duke luajtur 34 ndeshje në Bundesliga, madje duke gjetur dy herë rrugën e rrjetës, një herë ndaj Bayern Munchenit.
Sylvinho kishte shkuar ta përcjellë nga afër këtë lojtar, derisa ende nuk dihet se a janë zhvilluar bisedime mes tij e Cacit.
Caci ishte idea e Eduardo Rejas, mirëpo ai nuk arriti ta realizojë, pasi u largua nga Kombëtarja shqiptare pas rezultateve jo të mira.
E, idenë e Reja po synon ta dërgojë në vend Sylvinho, i cili sigurisht do të tentojë ta bind Cacin të vije te Shqipëria.