Tahiri: 80 mijë zyrtarë publikë janë peng e një Qeverie që nuk ndërmerr asnjë veprim

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka paraqitur dy qëndrime të shtunën lidhur me ekonominë dhe migrimin. Kësisoj, ata gjatë javës së ardhme kanë kërkuar dy interpelanca në Kuvendin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se e para do të jetë për Ligjin e Pagave për sektorin publik.

Për të parën, Tahiri ka thënë se 80 mijë zyrtarë publik po mbesin peng i Qeverisë Kurti, për mosmiratimin e Ligjit të Pagave.

“Si grup i kemi ngrit dy interplenanca. Një për ministrin Hekuran Murati për ligjin e pagave për sektorin publik. Siç jeni në dijeni në mungesë të këtij ligji zhagitet tash e një vit e gjysmë dhe tri herë i tejkalon afatet e përcaktuara legjislative. 80 mijë zyrtarë publik janë peng i një qeverie qe nuk merr asnjë veprim. Pra interpelanca lidhet drejtpërdrejtë me faktin se ky ligj nuk ka ardhur në kuvend dhe për këtë fakt te policia i janë marrë këtij sektori 15 milionë euro, te shëndetësia 25 milionë euro”, tha ai.

Kurse, interpelanca e dytë është thirrur për Ligjin për Administratën Shtetërore.

“Interpelanca e dytë ka të bëjë me administratën shtetërore. E kemi ftuar ministrin Xhelal Sveçla sa i përket zyrtareve publike. Sipas aktvendimit të publikuar në korrik më 2020, është dashur qe ky ligj te amandamentohet”, tha Tahiri.

Tahiri tha se janë mijëra vende të lira në Qeveri dhe nuk po punësohen qytetarë kur papunësia është në shkallë të lartë në Kosovë.

“Konsiderohet që 3 mijë vende të lira janë në Qeverinë e Kosovës, papunësia kaq e madhe e këto vende nuk po mbushën në mungesë të veprimeve të Qeverisë. Në raport me pagën minimale kemi adresuar dy amandamente qe paga minimale duhet të jetë 350 euro neto. Dhe e dyta që i lidh veteranët me pagën minimale”, tha Tahiri.

Kategoritë
LajmeVendi