Tahiri: “Pse Kurti po frikohet me ba qeverinë me shqiptarë?”

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, beson se kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk dëshiron që qeverinë e re ta formojë me partitë shqiptare.

Ajo ka bërë me dije se Kurti frikësohet nga një gjë e tillë.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shtruar një pyetje për kryetarin e VV-së.

“Pse Kurti po frigohet me ba qeverine me shqiptare?!”, ka shkruar Tahiri.

Në kuadër të konsultimeve me partitë politike për formimin e Qeverisë se, Kurti dje dhe sot ka takuar përfaqësuesit e partive politike joserbe.

Deri me tani, ai nuk ka bërë ftesë për takim për asnjë parti politike shqiptare.

Kategoritë
LajmeVendi