Tajvani heq vizat për kosovarët, nga 1 dhjetori mund të udhëtoni veç me pasaportë

Tajvani ka vendosur që të heq regjimin e vizave për kosovarë.

Kjo është bërë e ditur nga zv/ministri i Jashtëm i Kosovës, Kushtrim Ahmeti.

Ahmeti njoftoi se duke filluar nga 1 dhjetori, qytetarët e Kosovës me pasaporta të rregullta, diplomatike ose zyrtare mund të udhëtojnë pa viza drejt Tajvanit.

“Kjo shënon një hap tjetër të rëndësishëm në fuqizimin ndërkombëtar të pasaportës së Kosovës, ku vetëm brenda këtij mandati qeverisës u mundësua udhëtimi pa viza në Zonën Shengen, Emiratet e Bashkuara Arabe, Tajlandë, Izrael dhe tani edhe në Tajvan”,theksoi Ahmeti.

Postimi i plotë:

Duke filluar nga 1 dhjetori 2024, qytetarët e Republikës së Kosovës me pasaporta të rregullta, diplomatike ose zyrtare do të mund të udhëtojnë pa viza drejt Tajvanit.

Kjo shënon një hap tjetër të rëndësishëm në fuqizimin ndërkombëtar të pasaportës së Kosovës, ku vetëm brenda këtij mandati qeverisës u mundësua udhëtimi pa viza në Zonën Shengen, Emiratet e Bashkuara Arabe, Tajlandë, Izrael dhe tani edhe në Tajvan.

Kjo mundësi e re për lëvizje të lirë me Tajvanin hap rrugën për partneritete ekonomike, shkëmbime arsimore dhe bashkëpunim kulturor midis dy shoqërive tona

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi