Takimi i anuluar në Bruksel, Hoti: Strategji e Serbisë për t’iu shmangur përgjegjësisë së krimeve të luftës

Kryetari i Komisionit për personat e zhdukur, Andin Hoti, i ftuar në FRONTAL në T7, është deklaruar pas dështimit të takimit të Komisionit të Përbashkët të Kosovës e Serbisë për Persona të Zhdukur që ishte planifikuar të ndodhte sot në Bruksel, duke thënë se kjo është strategji e Serbisë për me iu shmang përgjegjësisë së krimeve të luftës

I njëjti ka komentuar edhe prezencën e Petar Petkovic në Bruksel sot, duke thënë se prezenca e tij atje ishte e befasishme duke e pasur parasysh që takimi ka qenë në nivel tjetër.‘Mendoj që ndodh vazhdimisht nga ana e Serbisë, që përdor strategji të tilla me iu shmang përgjegjësisë të krimeve që ata i kanë bë në luftën në Kosovë. Edhe befasisht Petkovic është parë në Bruksel me ekipin e Serbisë, pavarësisht që takimi është thirr në nivel të zëvendësuesve të komisionit, dhe Petkovic nuk ka pasur asnjë lloj pune në këtë takim, dhe besoj që e keni pa zotin Lajcak që e ka leshu deklaratën e tij që Serbia e ka refuzu mbajtjen e takimit.  Nuk e  di. Por mendoj që arsyeja se pse ai ka qenë atje është fiks për të iu shmangur përgjegjësisë për krimet e luftës’’, ka thënë ai mes tjerash.

Kategoritë
LajmeRajoniVendi