Kështu ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një postim në Facebook, përcjell Telegrafi.
“Takim i mirë. Diskutuam shumë ballë për ballë. Shpresojmë për rezultate për gjithçka që trajtuam. Mbrojtja e jetës së popullit tonë. Armëpushim i plotë dhe pa kushte. Paqe e besueshme dhe e qëndrueshme që do të parandalojë shpërthimin e një lufte tjetër”, ka thënë Zelensky.
Takim shumë simbolik që ka potencial të bëhet historik, nëse arrijmë rezultate të përbashkëta”, shtoi Zelensky, duke shprehur mirënjohje ndaj udhëheqësit të SHBA-së.
Presidenti Volodymyr Zelensky, Zonja e Parë Olena Zelenska dhe delegacioni ukrainas mbërritën në Romë për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut.
Në anën tjetër, Shtëpia e Bardhë deklaroi se Trump pati një “diskutim shumë produktiv” me Zelenskyn përpara funeralit të Papa Françeskut.