Portierit të talentuar të Union Berlinit, Berkin Arslanogullar (19), i është amputuar këmba, pasi disa muaj më parë iu diagnostikua kanceri i kockave.
Arslanogullari ka kaluar të gjitha kategoritë e të rinjve në klubin nga Berlini dhe debutoi për ekipin e parë të Unionit më 21 mars të këtij viti në një ndeshje miqësore kundër Magdeburgut.
Megjithatë, pak pas debutimit, mori lajme të tmerrshme. Mjekët i komunikuan se vuante nga kanceri, dhe ai filloi menjëherë me kimioterapi.
Megjithatë, terapitë nuk ndihmuan dhe kërciri i majtë i tij duhej të amputohej për të ndaluar përparimin e sëmundjes. “Pavarësisht të gjitha përpjekjeve dhe kimioterapisë, kanceri nuk mund të mposhtej, dhe për të shpëtuar jetën e Berkin, këmba e tij duhej të amputohej,” njoftuan nga Union Berlini.
Arslanogullari u shpreh pas operacionit dhe falënderoi të gjithë për mbështetjen.
“Kam kapërcyer shumë pengesa në jetën time dhe tani do të luftoj këtë sëmundje me të gjitha mjetet që kam në dispozicion,” tha portieri i ri. Një fushatë humanitare është nisur për të mbledhur para për të ndihmuar portierin e ri dhe familjen e tij në procesin e mëtejshëm të trajtimit dhe rehabilitimit.