Talibanët nënshkruan një marrëveshje historike me një kompani kineze, nafta do të nxirret në Afganistan

Përfaqësuesit e qeverisë talebane në Afganistan nënshkruan sot një marrëveshje historike me kompaninë kineze CPEIC, e cila përfshin nxjerrjen e naftës nga veriu i Afganistanit.

Sipas mediave afgane, kontrata është nënshkruar në Kabul dhe në ceremoni kanë marrë pjesë zyrtarë talebanë dhe ambasadori kinez në Afganistan.

“Tre vitet e para të këtij projekti janë eksploruese. Gjatë kësaj periudhe do të eksplorohen 4500 kilometra katrorë në tre provincat e vendit. Nga kjo zonë do të nxirren nga 1000 deri në 20000 tonë naftë”, tha ministri i Minierave i Afganistanit Shahabuddin Delawar. .

Ai po ashtu ka theksuar se kontrata është nënshkruar për 25 vite.

“Ne i kërkojmë kompanisë kineze të nxjerrë naftë në bazë të rregullave ndërkombëtare. Kompania do të ketë mbështetjen e institucioneve shtetërore,” thanë zyrtarët.

Siç u tha, Afganistani duhet të marrë një pjesë prej 20 përqind në projekt dhe 15 përqind në fitim, i cili do të rritet në 75 përqind me kalimin e viteve.

“Projekti duhet të sigurojë punë për të paktën 3000 njerëz në Afganistan”, shkruan Tolo News.

Kategoritë
BotaLajme