Talibanët, sa të pasur janë dhe kush i financon?

Talibanët mendohet të jenë një nga grupet më të pasura kryengritëse në botë edhe pas dy dekadash luftimesh kundër forcave amerikane dhe partnere, militantët kanë marrë në kontroll Afganistanin.

Grupi ekstrem islam sundoi Afganistanin nga viti 1996 deri në fund të vitit 2001, kur u përmbysën nga forcat amerikane.

Megjithatë konfliktin 20-vjeçar që pasoi dhe vdekjen e dhjetëra mijëra luftëtarëve talibanë, kontrolli territorial i grupit dhe forca ushtarake e grupit është rritur vitet e fundit.

Nga mesi i vitit 2021 talibanët kishin rreth 70,000-100,000 luftëtarë, nga rreth 30,000 një dekadë më parë, sipas SHBA.

Ruajtja e këtij niveli të kryengritjes ka kërkuar një financim të madh nga burime brenda dhe jashtë Afganistanit.

Të ardhurat vjetore të grupit nga viti 2011 e tutje janë vlerësuar në rreth 400 milion dollarë nga Kombet e Bashkuara (OKB).

Por deri në fund të vitit 2018 kjo shifër mund të jetë rritur ndjeshëm, deri në 1.5 miliardë dollarë në vit, sipas investigimeve të BBC.

Ku i marrin paratë talibanët?

Nga intervistat kryera, nga BBC, brenda dhe jashtë Afganistanit, tregojnë se grupi po drejton një rrjet të sofistikuar financiar si dhe një sistem taksimi.

Talibanët  kanë zhvilluar një numër burimesh të ardhurash.

1. Donacione të huaja

Disa zyrtarë afganë dhe amerikanë kanë akuzuar prej kohësh disa vende, përfshirë Pakistanin, Iranin dhe Rusinë, për dhënien e ndihmës financiare për talibanët. Kjo është një praktikë që talibanët e mohojnë.

Sidoqoftë, qytetarët nga Pakistani dhe disa vende të Gjirit, përfshirë Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katarin konsiderohen të jenë kontribuesit më të mëdhenj individualë.

2. Tregtia e drogës

Prej kohësh talibanët mendohet se drejtojnë një sistem taksimi për të mbuluar operacionet e tyre kryengritëse, përfshirë tregtinë ilegale të drogës.

Afganistani është prodhuesi më i madh në botë i opiumit, i cili mund të rafinohet për prodhimin e  heroinës.

3. Zgjerimi i zonave të kontrollit

Rrjeti financiar i talibanëve shtrihet përtej taksimit të biznesit të opiumit.

Në një letër të hapur në 2018, talibanët paralajmëruan tregtarët afganë që të paguanin taksat e tyre për mallra të ndryshme, përfshirë karburantin dhe materialin ndërtimor, kur udhëtonin nëpër zonat që kontrollonin.

Pas rrëzimit të qeverisë afgane, talibanët tani kontrollojnë të gjitha rrugët kryesore tregtare në vend, si dhe pikat kufitare, duke krijuar më shumë burime potenciale të ardhurash nga importet dhe eksportet.

4. Minierat dhe mineralet

Afganistani është i pasur me minerale dhe gurë të çmuar. Shumica prej tyre nuk janë shfrytëzuar për shkak të konflikteve gjatë viteve të fundit.

Sipas zyrtarëve të qeverisë afgane, industria minerare në Afganistan vlen rreth 1 miliard dollarë në vit.

Kategoritë
BotaLajme