Pas ngritjes së gatishmërisë luftarake në nivelin më të lartë për shkak të tensioneve kufitare, ushtria e Pakistanit ka filluar të dislokojë njësi të blinduara në rajonin kufitar, si pjesë e masave përballë një agresioni të mundshëm nga India, e cila gjithashtu ka vendosur forca të konsiderueshme të blinduara në terren.
Në kuadër të këtyre masave, Pakistan po angazhon disa lloje tankesh luftarake kryesore, përfshirë tanket kineze Type 59, sovjetiket T-80UD, si dhe prodhimet vendore Al-Zarrar dhe Al-Khalid.
Në total, ushtria pakistaneze ka më shumë se 2.600 tanke, megjithatë, një nga sfidat kryesore është mirëmbajtja e kësaj flote të larmishme për shkak të origjinës dhe teknologjisë së ndryshme të mjeteve.
Njësitë e blinduara të ushtrisë së Pakistanit janë të organizuara në 40 regjimente tankesh, secili me rreth 50 tanke, të cilave u bashkohen mjete luftarake të këmbësorisë dhe transportues të blinduar.
Nga ana tjetër, ushtria indiane ka një flotë tankesh shumë më të madhe – sipas burimeve të hapura, mbi 4.600 tanke.
Njësitë e blinduara të Indisë janë të organizuara në 60 regjimente tankesh, secila me rreth 45 tanke, gjë që i jep një farë avantazhi numerik forcave pakistaneze në përballjet e drejtpërdrejta me tanke, duke marrë parasysh strukturën më të përqendruar të regjimenteve të saj.